Ky është një nga shkaqet themelore të keqmenaxhimit të gjendjes së jashtëzakonshme!

Ky është një nga shkaqet themelore të keqmenaxhimit të gjendjes së jashtëzakonshme!

19:10, 05/12/2019
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Edvini Mafia pohon sot vetë duke rrahur gjoksin se për një javë rresht nuk kishte fond fillestar për përballimin e nevojave të gjendjes së jashtëzakonshme!

‘Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 mld prej të cilave 13 mld janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 mld nga donacionet e ndryshme vete. Do të jetë fond i transferueshëm e dinamik, është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar, që do të kalojë që sot, nga buxheti i shtetit jo vetëm është e konsiderueshme’.

Miq, qe ditet e para konstatoja se menaxhimi i gjendjes së jashtëzakonshme ishte një çorganizim i organizuar, të cilin Edvini dhe narkozyrtarët e tij përpiqeshin ta mbulonin me një llogare të neveritshme të pandalshme televizive, ndërkohë që nuk ishte caktuar as dhe një qindarkë e vetme fond financiar për të mbështetur nevojat më urgjente të pasojave të tërmetit. Për këtë arsye ndihmat mungonin masivisht, shpërndarje e tyre ishte më e keqja e mundshmja, evidentimi i dëmtimeve dhe verifikimi i banesave ecën me ritme breshke, akoma janë qindra- në mos mijëra banesa të dëmtuara, me banoret e të cilave nuk ka kontaktuar njeri.

Vetëm sot Edvini u kujtua se fondi financiar është jetik dhe deklaroi se është caktuar një fond fillestar prej 20 miliardë lekesh, nga të cilat 13 miliardë lekë nga buxheti, dhe se, që sot do të fillojë alokimi i tij duke mos treguar asnjë VKM për sa tha.

Le te shohim, ndonëse unë personalisht kam bindje se ky është thjesht mashtrimi i radhës në kurriz të më të mjerëve të kësaj toke!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco