FOTO/ Durrësi në krizë, Porti Detar tender 110 mln lekë për krasitje lulesh

FOTO/ Durrësi në krizë, Porti Detar tender 110 mln lekë për krasitje lulesh

18:34, 05/12/2019
A+ Aa A-

Durrësi po përballet me një prej krizave më të rënda në historinë e tij të re.

Por pavarësisht se qyteti ngjan si i dalë nga lufta, kjo nuk do të thotë se tenderat janë ndalur.

Porti i Durrësit, edhe pse po përjeton një ‘tërmet’ drejtorësh, duke ndërruar shtatë të tillë në vitet e qeverisjes së majtë, nuk u ndal pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Gjashtë ditë pas tërmetit, Portit Detar-Durrës, ka miratuar lidhjen e kontratës dhe ekzekutimin e tenderit, me objekt ‘Mirëmbajtje gjelbërimi në mjediset e Portit’ me vlerë totale 11 milionë, 865 mijë e 651 lekë të reja pa TVSH, ose afro 134 milionë lekë të vjetra me TVSH, bën të ditur Pamfleti.

E gjitha kjo vjen në kohën kur u pa se si u shemb shteti nga paaftësia për të përballuar emergjencat sociale.

Opozita nga ana e saj ka akuzuar vazhdimisht se porti më i madh në vend është kthyer në një ‘han me dy porta’ për trafiqet.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptarja06/12/2019 08:03

Po zagar rruge jane.

Daj Jaku05/12/2019 20:05

Krasisin lulet për varret e viktimave të tërmetit. Nuk paska kufij paturpësia, babëzia e tërmetit më të madh që i ka ra për hise Shqipërisë, quhet E Drama. E tha drejtë ajo Xhulja trime e arrestuar se tha të vërtetën e madhe. Po e them edhe unë, hajdeni e më arrestoni o qenër zagarë, lart e poshtë me gillette shave lakabomber.

Shto koment

Denonco