'Agron Tufa rezistoi, më pas u largua prej kërcënimeve. Pasuesit e komunizmit janë gati të bëjnë gjithçka'

'Agron Tufa rezistoi, më pas u largua prej kërcënimeve. Pasuesit e komunizmit janë gati të bëjnë gjithçka'

16:23, 05/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri Tv, Çelo Hoxha, nëndrejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, foli ndër të tjera për largimin nga Shqipëria të drejtorit të këtij instituti Agron Tufa, i cili pas kërcënimeve të vazhdueshme mësohet se ka kërkuar azil politik në Zvicër. Hoxha fajësoi për këtë largim trashgimtarët në pushtet të sistemit komunist dhe pasuesit e tij.

‘Pasuesit e atij sistemi janë gati të bëjnë gjithcka. Sulmi ka nisur nga një deputet i Parlamentit shqiptar. Në momentin që një njeri me pushtet e sulmon, ata poshtë marrin gurët, armët, për të ushquar urrejtjen e vet rreth objektit që sulmohet’

Hoxha ka folur edhe për punën e Agron Tufës në drejtimin e institutit dhe pasojat që do të lerë largimi i tij.

‘Si kudo drejtuesi ka rolin e tij. Z Tufa ka qenë themeluesi i institutit. E ngriti atë. Projektoi një punë që ka bërë në këto vite dhe është realizuar. Gjurmët e vizionit të tij të ekzistojnë dhe puna e tij ndjehet. Puna e institutit është një konstruksion më i madh.’

Hoxha foli ndër të tjera edhe për komunikimin e parë që pati me z. Tufa pasi ky ishte larguar.

‘Unë pashë emalin, nga ora 5 e pasdites dhe kur pashë emalin dhe i ktheva përgjigjen në sekondë dhe i urova i tronditur sigurisht ‘gjithë të mirat’. U zura në befasi se nuk e prisja një gjë të tillë.

Problemet jo vetëm që janë diskutuar por edhe janë marrë masa. Sulmet filluan nga prilli, pastaj nga maji-qershor hapi procese për shpifje, fyerje. Kjo ishte rezistenca e tij, kundërpërgjigja publike.

Ai rezistoi dhe nuk ishte largimi zgjidhja e tij e parë.

Largimi ishte kushtezim për shkak të rrethanave. Këto katër ditë të ikjes së tij janë mbushur mediat sociale me mbështjeje ndaj tij. Por nuk e ka patur këtë mbështetje në prill apo maj.

Kjo sepse një pjesë nuk e njohin çështjen.

Një pjesë rrinë pasiv dhe në momenin që e keqja shfaqet me përmasat reale, reagimi është instiktiv.

Këtë mbështjetje që ka sot nuk e ka pasur. Kjo është për shëndetin e shoqërisë. E akuzuan se ka shkelur ligjin për Institutin por askush nuk e çoi në Gjykatën Adninistrateive, pra ishte shpifje’-tha z. Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco