Parisi konferencë donatorësh për Shqipërinë/ Macron: Negociatat nuk do t’i hapim

Parisi konferencë donatorësh për Shqipërinë/ Macron: Negociatat nuk do t’i hapim

15:40, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një ditë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri propozimin e tij për të organizuar një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ndërsa është treguar i gatshëm për këtë konferencë, Macron nga ana tjetër është shprehur se nuk ka ndërmend që të hapë negociata me Shqipërinë as në vitin 2020.

Në një konferencë për shtyp, presidenti francez Macron përsëriti kundërshtimin e tij për hapjen e kapitujve të rinj për negociatat e pranimit me Tiranën dhe Shkupin.

‘Qëllimi i vetos sime është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimorë në Europë.

Unë e di që kjo është një sfidë edhe gjeopolitike, e cila ka të bëjë me shmangien e atyre vendeve që do të tentojnë të mbushin boshllëkun e supozuar se do të krijohet, gjë që do të destabilizojë jo vetëm situatën e brendshme në këto dy vende por do të destabilizojë edhe kontinentin europian.

Por duhet të jemi të qartë se procesi i pranimit duhet të kalojë në disa faza partneriteti strategjik. Ne së pari duhet të investojmë te këto vende, në planin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

BE bëri një gabim kolektiv duke deklaruar anëtarësimin në union si marrëdhënien tonë të vetme me Ballkanin Perëndimor.’

Presidenti Macron theksoi se Europa nuk duhet të përsërisë gabimin e bërë me Turqinë, pasi procesi i pranimit është zvarritur 40 vjet prandaj duhet të reformohet dhe të bëhet i kthyeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

00905/12/2019 16:22

Macaroni dhe Rama u ngriten nga e njejta cice,gjinj qe mbysin boten me qumesht korrupsioni dhe krijojne kriza e mbas luftra. Gjinjte e Sorrosit do I vuajme si palloshin e kominterrnit qe nuk po I del popujve naive.

Shto koment

Denonco