FOTO/ Shqipëria ka kryeprokurorin e ri, zgjidhet Olsian Çela

FOTO/ Shqipëria ka kryeprokurorin e ri, zgjidhet Olsian Çela

15:20, 05/12/2019
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ndodhet në gjendje emergjence, ka vendosur që sot të zgjedhë kryeprokurorin e ri.

Me 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi ka vendosur të zgjedhë si kryeprokuror të ri të Shqipërisë, Olsian Çelën.

Kryeprokurori i ri e ka mandatin 7-vjeçar.

Për Arta Markun kanë votuar pro vetëm 11 deputetë, 78 abstenime dhe të tjerët kundër

Ndërsa për Fationa Memçaj, 8 deputetë pro, 16 kundër dhe 87 abstenime.

Kandidatja për kryeprokurore, Fationa Memçaj u zgjodh sot nga shorti i hedhur në Presidencë si anëtarë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, propozim i ardhur nga Prokuroria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco