'Duhet plotësua kushtet e Bundestagut'/ Kryemadhi nga Brukseli: Tërmeti do paralizojë ekonominë

'Duhet plotësua kushtet e Bundestagut'/ Kryemadhi nga Brukseli: Tërmeti do paralizojë ekonominë

14:49, 05/12/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë mbrëmë një intervistë nga Brukseli për gazetaren, Erisa Zyka. Ajo ka qëndruar dy ditë në Bruksel ku zhvilloi dhe disa takime.

Sipas kryetras së LSI Tërmeti ka një ndikim të madh ekonomik dhe social, do paralizojë ekonominë dhe shkollat.

"Sot vendimi që KE ka marrë për ndihmën prej 15 milion eurosh dhe krijimin e një konference, është një lajm i mirë në këto lajme të këqija që ne po dëgjojmë. Angazhimi i KE dhe i gjithë strukturave të PE për të qenë pranë Shqipërisë, shqiptarëve në këto ditë të vështira, është një gjë shumë e mirë".

"Kemi diskutuar me të gjithë miqtë tanë dje dhe sot është situata pas tërmetit. Nuk bëhet fjalë për thjesht për goditje godinash, por bëhet fjalë për një tërmet psikologjik që po kalojnë shqiptarët, tërmet social dhe ekonomik. Dhe ajo që të bën përshtypje nuk është thjesht disa pallate që do shikojmë, por kemi disa shkolla në Tiranë që kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo do të paralizojë jo vetëm jetën ekonomike dhe komplet sistemin arsimor, por do të krijojë probleme sociale".

Kryemadhi ka komentuar edhe Krizën politike duke thënë se kushtet e Bundestagut janë në dorë të mazhorancës dhe ka kërkuar miratimin e një reforme zgjedhore të pranuar nga të gjitha palët.

“Kjo është e vërtetë faktikisht. Është një axhendë shumë agresive dhe shumë ambicioze. Sigurisht që ajo çfarë është në dorë të opozitës, ne do të ecim përpara si opozitë për të çuar dhe për të realizuar atë çfarë kemi ne si detyrë. Por pjesa më e madhe dhe kushtet e Bundestagut si kushtet kryesore janë shumica në dorë të mazhorancës, të kryeministrit dhe të PS. Megjithatë ajo çfarë kemi kuptuar dhe çfarë kemi kuptuar në të gjitha takimet, është që komisioneri e kupton shumë mirë që ka pasur një lloj disbalance, tjetër gjë vinte nga komisioni dhe tjetër gjë vinte nga vendet anëtare. Pra një mbivendosje të informacioneve. E rëndësishme është që ka filluar të kuptohet dhe nga Komisioni Europian. Ka filluar të krijohet një lloj rakordimi mes vendeve anëtare dhe fillimit të një ndërgjegjësimi apo të një rishqyrtimi të të gjithë procesit të Shqipërisë sepse e dimë shumë mirë dhe jemi koshient që në të gjitha takimet që patëm kuptuam që Maqedonia është ndëshkuar për shkak të Shqipërisë sepse nuk kërkonin një ndarje sepse nëse do të ndahej Shqipëria nga Maqedonia, do ta kishte të pamundur hapjen e negociatave. Nuk është më çështje lobimi kryerja e reformave, nuk është më çështje imazhi dhe fasade kryerja e reformave dhe rezultatet e tyre”.

“Pa krijimin e tyre do ta kemi të pamundur për të hapur negociatat. Sepse tashmë nuk mund t’i hedhim më hi syve, qoftë reporterëve, qoftë Parlamentit Europian, qoftë Komisionit Europian. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë duhet t’i lëmë fjalët dhe të bëjmë përpara me reformat.

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme është që do të ecim drejt miratimit të një reforme zgjedhore e cila duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha palët dhe të gjitha grupet e interesit sepse kjo është shumë e rëndësishme. Nëse ne do të kemi një reforme zgjedhore të pa pranuar nga partitë politike nuk kemi bërë asgjë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco