Paloka: Të pafytyrë! Opozita vërtet heshti, por jo që këta t'i ndajnë dekorata njeri-tjetrit!

Paloka: Të pafytyrë! Opozita vërtet heshti, por jo që këta t'i ndajnë dekorata njeri-tjetrit!

13:18, 05/12/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka është ndjer i neveritur nga skenat që ka parë sot në Kuvend, përfshirë siç shprehet, “shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurrin lavde për “shpëtimtarin” në krye të tyre”.

Në një shënim kritik në Fb, Paloka sjell në vëmendje një fakt domethënës nga dita e tragjedisë në Durrës, ku një deputet i Kuvendit vetë, përpiqej me kova të shpëtonte të afërmit e tij...

“Të pafytyrë! – shprehet Paloka që në krye. -  Në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata në sallën e Parlamentit.

“Qeveria ka vepruar në mënyrën më ekselente”- thote një ministre e qeverisë së babëzisë dhe duke hyrë në rol, njesoj si kryekllouni, shton se “po i mbaj lotët deri sa të mbaroj fjalimin...”

“Ishim tek pallati i shembur në Durrës që herët në mëngjes”- tha, thua se kjo është detyra e qeverisë. Opozita vërtet ka heshtur këto ditë për përgjegjësitë, po jo që këta të pafytyrë, në vend që të mbajnë përgjegjësi, të fillojne të ndajnë dekorata për njëri-tjetrin. Isha dhe unë atë mëngjes në Durrës, për fat të keq i pafuqishëm si shumë të tjerë.

I pafuqishem si disa nga familjarët e atyre që ishin nën rrënoja.

Sigurisht që nuk kam gjë tjetër veç falenderimeve si për zjarrfiksit, ashtu dhe për punonjësit e Policisë që ndodheshin aty. Por... Ne që ishim aty pamë se këta njerëz që kishin ardhur për emergjence, nuk kishin as doreza pune e jo pajisje të tjera.

Më vjen keq që detyrohem të përmend një detaj; njeri prej familjarëve që kishte njerëzit nën rrënoja, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe dilte vetë, i dëshpëruar si një njeri që ndihet i pafuqishëm të ndihmojë të dashurit e tij e iu kërkonte fqinjëve të pranishëm të sillnin kova nga shtëpitë për të hequr mbeturinat...

Kjo ishte gatishmëria dhe sjellja “ekselente” e qeverisë.

E kësaj qeverie që pas tërmetit të shtatorit, në vend që të merrte masa, deklaronte nëpërmjet Xhaçkës se jemi më të përgatitur se kurrë për emergjenca.

Ndërkohë kaosi total që vazhdon nuk pritet të sjellë asgjë të mirë për mijëra familje në fatkeqësi. Ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozlliqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për “shpëtimtarin” në krye të tyre. Kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco