Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Hidhet shorti në Presidencë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

VIDEO/ Hidhet shorti në Presidencë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

12:18, 05/12/2019
A+ Aa A-

Në Presidencë po hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimit në Drejtësi. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë përgjatë vitit 2020.

Anëtarja e parë është Fiona Papajorgji për Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas përzgjedhjes rastësore është zgjedhur si anëtare e dytë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, ndërsa Marsida Xhaferllari, është përzgjedhur si anëtare zëvendësuese në KED. Ndërsa kreu i KED Ardian Dvorani përzgjidhet automatikisht në KED, si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë sipas përcaktimeve ligjore.

Vijon..

KLGJ dhe KLP kanë dërguar në datë 15.11.2019 tek Presidenti, listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Përfshihen në short sipas ligjit, vetëm ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e  parashikuara në ligj.

Avokati i Popullit ëhstë thirrur për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco