Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Rama përsërit batutat bajate: Do ikja, por s’jam fajtor

Rama përsërit batutat bajate: Do ikja, por s’jam fajtor

12:12, 05/12/2019
A+ Aa A-

24 orë pa kryeministrin shqiptar, diferenca ndjehej. Tragjedia vazhdonte të ishte tragjedi dhe jo shkëmbim batutash, humor dhe selfie.

Por me t’u kthyer në Shqipëri, kryeministri Edi Rama vazhdoi takimet me qytetarët nëpër rrugë, duke përsëritur sërish një batutë që e ka thënë me dhjetëra herë: atë që fëmijët bëhen një e nga një.

Këtë herë atij iu ankuan banorët e Durrësit, por Rama u tha se fajin për tërmetin nuk e ka ai.

Qytetarja: Kemi shkuar në bashki dhe kemi kërkuar që të na shohin shtëpinë, pasi na rrezikohet shtëpia.

Rama: Ju rrini rehat… Do vijnë t’ua shohin shtëpinë.

Qytetarja: S’mund të presim se u rrezikohet banesa dhe të tjerëve. Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi. Eja shiheni vetë.

Rama: S’jam ekspert. Po ta kisha unë fajin, e zgjidhnim kollaj. Ika unë dhe mbaronte puna. Sa fëmijë keni?

Qytetarja: 2 fëmijë.

Rama: I keni bërë njëherësh??

Qytetarja: Jo, një nga një.

Rama: Atëherë prisni! Ku jeni fjet mbrëmë?

Qytetarja: Tek kunati.

Pastaj Rama takoi një ekspert italian, të cilit i përsëriti po ashtu batutën e stërthënë: “Italianët janë shqiptarë, por të veshur me Versaçe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco