Çfarë fshihet pas përplasjes Rama-Sgarbi në Rai Uno?

Çfarë fshihet pas përplasjes Rama-Sgarbi në Rai Uno?

11:56, 05/12/2019

Edi Rama e ka mësuar rrugën se si të shfaqet në emisionin 'Porta a Porta' të Bruno Vespës atëherë kur i duhet. Ai e ka bërë këtë edhe të mërkurën në darkë, në një program për ta ndihmuar që të ngrejë fonde për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

E ndërsa po fliste për këtë temë, kryeministri me megalomaninë e një diktatori që nuk konsultohet me askënd, ka shpallur disa objektiva. Se ai do të ndërtojë disa lagje të reja në Durrës dhe në Tiranë për të strehuar ata që kanë humbur shtëpitë, se ato do të jenë lagje të banuara në mënyrë mikse (a do të thotë kjo që do të ketë edhe apartamente për shitje?) dhe se ato do të projektohen nga arkitektë të paracaktuar nga ai si tashmë të njohurit, Marco Casamonti apo Stefano Boeri.

Por me të dëgjuar emrin e Casamontit, kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi, që kishte shkuar në emision i shoqëruar nga e bija e tij me nënë shqiptare, Alba, është hedhur përpjetë.

“Casamonnti ka bërë Figline-n”, ka thënë ai duke iu referuar një debati të para dhjetë viteve me arkitektin që më parë ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane. Lapsi.al ka shfletuar për të kupruar se çfarë gjëje i referohej konkretisht kritiku Italian i artit.

Në atë kohë, Vittorio Sgarbi u vu me mish e me shpirt për të mbrojtur një ndërtesë të fillimviteve 1900, në qytetin e Figline, të cilën Casamonti me studion e tij Archea, donte ta “modernizonte” për ta shndërruar në qendër bashkie. Në ndërhyrjen e tij plot nerv dukej pathosi i atij që do të mbrojë traditën kundër sharlatanëve që mendojnë vetëm në emër të parasë.

Por Rama, i ndërgjegjshëm se ky debat i sponsorizuar për të eksportuar në Shqipëri lavdinë e tij mund të njolloste figurën e mikut arkitekt të stadiumit “Arena Kombëtare”, ia ndërpreu brutalisht fjalën kritikut fanatik në mbrojtje të trashëgimisë (shiko videon poshte dy minutat e fundit).

“Po ama Casamonti ka bërë edhe stadiumin ku ka harmonizuar më së miri vlerat e së shkuarës”, gënjeu paturpësisht kryeministri, për një gjë që tashmë e kanë pranuar të gjithë: “shkatërrimin e ansamblit Italian të sheshit Nënë Tereza”.

Dhe në stilin e tij, gjysëm cinik dhe gjysëm hokatar ai i tha Sgarbit: “do të thërasim ty të bësh punën e supervizorit”, të lagjeve të reja, për të cilat paska përcaktuar se edhe si do të jenë, edhe ku do të jenë edhe si do të tenderohen, madje edhe se kush do t'i projektojë./LAPSI.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/12/2019 00:06

A keni pyetur se sa duhet te kete paguar Rama nga gjaku yne dhe i viktimave te termetit, per te dale ne RAI Uno tek emisioni i Bruno Vespa??? A i dini faturat e kripura te RAI Uno dhe Brunos?

Shto koment

Denonco