Dushi i ftohtë i Bruno Vespës si një paralajmërim për Ramën

Dushi i ftohtë i Bruno Vespës si një paralajmërim për Ramën

10:58, 05/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Porta a Porta’ në Itali për të bërë thirrje për ndihmë pas tërmetit.

“Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut të gjitha vendeve që të organizojmë edhe një konferencë të donatorëve. Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm. Shpresoj që politikanët të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësve tuaj. Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri juaj gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe”, tha ai.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Vespës: “Edhe ne pas tërmetit në Itali na dhanë shumë premtime, por vetëm pak shtete i mbajtën”.

Ky dush i ftohtë nga ana e Bruno Vespës është një paralajmërim se kjo vala e lajmeve për ndihma të mëdha nga Perëndimi mund të rezultojë një flluskë.

Një ditë më parë, rrjeti televiziv më i madh në Gjermani, ARD, raportonte se fatura e dëmeve mund të tejkalojë 1 miliard euro, ndërkohë që janë mbledhur vetëm 15 milionë euro. Rrjeti ngrinte edhe pikëpyetje për transparencën e ndihmave, kur thotë se Shqipëria është shumë e korruptuar.

Ky ishte një sinjal për të treguar se sado e madhe të jetë bamirësia, ajo nuk i afrohet faturës gjigande, të cilën normalisht duhet ta mbyllë një shtet vetë. Por kur miliardat kanë shkuar për një grusht njerëzish me koncesionet e tyre, çfarë mund të presësh nga shteti?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe05/12/2019 11:42

Italia dhe gjithë Europa ,bile edhe më gjerë e njohin mirë Edi Dramën dhe rilindjen e tij hajdute dhe të korruptuar deri në qelizë,prandaj nuk i hanë përgjërimet dhe lutjet e tij për ndihmë dhe nuk japin asnjë cent për kte qeveri hajdute dhe kryehajdutin fatkeqësi e kti kombi Edi Rama. Edhe BE dha 15 milion euro për popullin shqiptar por nuk ka besim se do shkojnë për rindërtimin e banesave por e bëri për shqiptarët se e di se janë shumë të varfër.

Shto koment

Denonco