Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘S’do iu themi njerëzve vdisni, se kemi rindërtimin’, Rama mbron me forcë koncensionet

‘S’do iu themi njerëzve vdisni, se kemi rindërtimin’, Rama mbron me forcë koncensionet

07:52, 05/12/2019
A+ Aa A-

I sapokthyer nga Italia, ku bëri një ndalesë në Porta a Porta, të Bruno Vespës, kreu i qeverisë Edi Rama, mblodhi mëngjesin e sotëm qeverinë, ku rimbrojti me forcë koncensionet dhe PPP-të.

Rama tha se qeveria e tij do të vazhdojë punën për rindërtimin, njësoj si të mos kishte asnjë ndihmë nga jashtë, po këmbënguli se koncensionet nuk do të preken.

Sipas Ramës paratë do të gjenden nga shkurtimet në buxhet i shpenzimeve për zyrat dhe makinat, pavarësisht se specialistët thonë se kostot e rindërtimit mund të kapin shifrën e 1 miliardë eurove.

“Ne vazhdojmë punën njësoj sikur mos të kishim ndihma nga askush, do të ketë një program të veçantë në Buxhetin e Shtetit. Ne do ta bëjmë rindërtimin, por nuk do të cënojmë parametrat e tjerë të buxhetit, që do të thotë se nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit, siç mund të propagandpohet vërdallë si zgjidhje magjike, na thonë hiqini këtu, verini këtu.

Nuk mund tiu themi njerëzve që ju nuk do bëni më kontrolle bazë, nuk mund tiu themi të sëmurëve me dializë që të vdesin se ne do të merremi me rindërtimin, ne nuk do iu themi nënave në maternitet, që të marrin thika dhe gërshërë me vete, se ne nuk kemi mundësi për sterilizim. 

Nuk do të ndalojmë punën në rrugën e Arbërit se kemi rindërtimin, që do të thotë , se kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e investimeve për logjistikë, zyra paisje, pa prekur investimet për teknologjinë, se kjo do të ishte një budallëk më vete pastaj”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama foli dhe për lagjet e reja që do të ndërtohen në Durrës, në Tiranë dhe në Laç, ku do të akomodohen njerëzit e pastrehë.

“Ka shtresa që mund të kërkojnë të përfitojnë, që janë personat që shtëpia është e jetueshme, dhe personat që kanë qenë me qera më parë, nuk mund të përfitojnë shtëpi,. Nuk mund të përfitojnë kunetërit, vjehrrat e administratorëve të njësive lokale.

Ndërtimet e reja kanë filluar që të planifikohen, në Durrës do të bëhet një lagje komplet e re, duhet të jemi të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira nga shembjet, duhet të shihen si mundësi për kulturë, parqe kujtese.

Në Tiranë tanimë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fuqishme në kombinat, ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar të gjithë ata njerëz që do të humbasin banesat, një tjetër pikë do të jetë 5 Maji, pranë lumit.

E njëjta gjë duhet të ndodh dhe në Laç, shembini ato pallate, ndihmojini njerëzit që të nxjerrin gjërat që munden nga banesat e tyre. Mund të nisë puna aty  nga qeveria turke, për ndërtimin e 500 banesave, pikërisht në Laç, pasi kemi një strukturë më kompakte”, u shpreh Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco