'Të prishen që sot objektet që duhen prishur, por kujdes nga KÇK'

'Të prishen që sot objektet që duhen prishur, por kujdes nga KÇK'

07:24, 05/12/2019
A+ Aa A-

Kreu i Qeverisë Edi Rama ka kërkuar sot prishjen pa asnjë vonesë të godinave të shkatërruara, që janë evidentuar tashmë nga grupet e ekspertëve.

Në mbledhjen e Qeverisë, Rama tha se inspektimi në Durrës ka përparuar; nga afro 4021 objekte të inspektuara në Durrës, mbi 1000 janë të pabanueshme dhe 51 janë për t’u prishur.

“Të prishen që sot, nuk ka asgjë për t’u menduar. Të bëhet një inventar i familjeve që banojnë aty dhe të prishen”, tha Kryeministri dhe shtoi:

“Këtu ka një keqkuptim lidhur me punën paralele që po zhvillohet për hetimet dhe për nxjerrjen e përgjegjësive dhe vendsjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që do të rezultojnë përgjegjës për punimet, pavarësisht fuqisë së tërmetit, rastet kur godinat e dëmtuara janë produkt i shkeljeve dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë intensivisht shumë shpejt do të ketë rezultate.

Përfitoj nga rasti t’u them atyre që më shkruajnë që bien pre e leh... lehaqenieve neper keto klubet e kabinat mediatike se nxjerrja e përgjegjësive dhe venia para përgjegjësisë e autorëve nuk bëhet sa hap e mbyl sytë se kërkon dokumentim sepse do të shkojmë në gjykatë dhe KÇK është aty e gatshme që të shfrytëzojë këtë situatë për të qënë në lartësinë e motos së vet “Kap Ça të Kapësh” kështu që ne nuk do t’i japim mundësi KÇK të shqyejë ndonjë copë tjetër, por duhet të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura ligjërisht.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco