VIDEO/ ‘Shko gjej punën...’ Lleshaj përplaset me ish-deputeten

VIDEO/ ‘Shko gjej punën...’ Lleshaj përplaset me ish-deputeten

17:40, 04/12/2019
A+ Aa A-

Pas përplasjes së djeshme me shefin e Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës, të cilin e kërcënoi publikisht se po përhapte panik, ministri i Brendshë, Sandër Lleshaj është përplasur sot edhe me ish-deputeten Lindita Metaliaj, e cila i ka kërkuar llogari për ekspertët si edhe i ka kërkuar ndër të tjera që tu kërkojë falje banorëve të Lezhës për fyerjen që u bëri dje.

Por Lleshaj siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, i është drejtuar me fjalët: ‘Shko gjej punën...’

Në një postim në Facebook, Metaliaj ka shpjeguar edhe incidentin.

‘Debatova me Sandër Lleshaj para pak momentesh dhe i kërkova që fjalet për sigurinë e pallatit 12-katësh në Lezhë t’i shoqërojë me akt eskpertimi jo me fjalë. Në emër të qytetarëve, të lenduar dje, nga gjuha arrogante dhe kriminale e Ministrit te Brendshëm, i kërkova të bëjë një ndjesë publike. Nuk pres që një individ që është bërë lolo e gastorit të Surrelit t’u kërkonte falje shqiptarëve dhe lezhjanëve për sjelljen e dënueshme moralisht dhe ligjërisht’, shkruan Metaliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Afel07/12/2019 18:06

O LLESHAJ TURP FAQEZI B...LEPIRES kazan zorraxhinj Turpi do tju mbuloje

Afel07/12/2019 14:25

O LLESHAJ TURP FAQEZI B...LEPIRES

Albi04/12/2019 18:29

Dele Kok bardhe

Shto koment

Denonco