Zekthi: Ftesa e Ramës për opozitën, jo reale. I tmerruar nga situata e rëndë në vend

Zekthi: Ftesa e Ramës për opozitën, jo reale. I tmerruar nga situata e rëndë në vend

17:26, 04/12/2019
A+ Aa A-

Ka patur disa thirrje që opozita të jetë pjesë e përballimit të situatës. Por sipas analistit Fitim Zekthit, ky kryeministër nuk mund të bëjë kurrë ftesa reale.

Ai deklaroi në SYRI TV se, vendi ka nevojë urgjente për zgjidhje dhe Rama nuk i jep dot.

“Kryeministri Rama nuk mund të bëjë kurrë ftesa reale. Nuk shqetësohet kurrë për hallin e vërtetë të vendit. Kemi eksperienca me këtë njeri. Marrëveshja me Metën, Bashën, ka patur shumë dredhi. Ai i sheh Metën, Bashën, Berishën si armik dhe që kërkon t'i asgjësojë. Situata kërkon zgjidhje dhe ky kryeministër nuk i jep dot. Ka dhënë 3,3 miliardë dollarë koncesione, ka rritur borxhin publik, nuk ka më para të paguajë rroga dhe pensione. Duhet mbajtur përgjegjësi për këtë situatë", tha Zekthi në SYRI TV.

Sipas analistit, sado të përpiqet të bëjë propagandë, zemërata e qytetarëve do të vijë në rritje.

'Sado të bëjë propagandë, revolta e njerëzve do të rritet. Ai e di këtë pakënaqësi të madhe dhe do të përfshijë edhe opozitën në këtë. Pse e fton opozitën? Ai është i tmerruar pasi opozita po mundëson daljen në publik të situatës së rëndë në vend", u shpreh Fitim Zekthi.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco