Komanda e prerë 'nuk kam mbaruar'! Lleshaj nuk lë njeri të flasë

Komanda e prerë 'nuk kam mbaruar'! Lleshaj nuk lë njeri të flasë

16:42, 04/12/2019
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ishte sërish sot në pallatin në lagjien "Besëlidhja" në Lezhë, ku garantoi banorët se pas dy akt-ekspertimeve, nga ekspertë vendas dhe të huaj, siguria e godinës nuk është e cënueshme.

"Për herë të dytë brenda 24 orëve për të parë shqetësimet që kanë ngritur banorët e këtij pallati. Kësaj i thonë shumë zhurmë për asgjë. Në harkun e 24 orëve janë bërë dy akt-ekspertiza. Një nga ekspertë shqiptarë dhe një nga ekspertë izraelitë. Dhe konkluzioni është i njëjtë: nuk ka asnjë problem me sigurinë e tij”, u shpreh Lleshi.

Por teksa një gazetar tentoi t'i bënte një pyetje, “komanda” e Lleshajt ishte e prerë: “Një minutë! Nuk kam mbaruar".

“Lus ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë, të heshtin dhe të mos përhapin panik. As panik, as të mos ngatërrojnë”, shtoi më tej ministri i Brendshëm.

Në fund të prononcimit të tij, Lleshi, njësoj si shefi i tij Rama deklaroi: “Mbyllni veshët për ata që japin lajme të pavërteta dhe të pasakta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Afel04/12/2019 16:58

Pu pu puu As të ankohen e të qajne hallin nuk kanë të drejtë njerëzit...ai po tallet hapur me fatkeqësinë e njerëzve...

Shto koment

Denonco