VIDEO/ Lleshaj debate me qytetarët edhe në Laç

VIDEO/ Lleshaj debate me qytetarët edhe në Laç

14:18, 04/12/2019
A+ Aa A-

Edhe pse kanë kaluar tashmë më shumë se 8 ditë nga tërmeti i 26 Nëntorit, shumë qytetarë presin ende në ankth grupet e inspektimit, që të bëjnë vlerësimin e banesave apo pallateve të tyre.

Në zonën e Fushë Mamurrasit, të Bashkisë së Kurbinit kryebashkiakja Majlinda Cara është përballur me qytetarë të revoltuar, të cilët i kanë kërkuar llogari për vonesën e shtetit në reagim, ndërsa kërkesa e tyre e vetme kanë qenë çadrat ku të fusin kokën.

Banorët kanë qenë të revoltuar dhe me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka qenë i pranishëm po ashtu në zonë paraditen e sotme.

Kryebashkiakja: ‘Ju kemi ofruar çadra, banesat kolektive u është ofruar hotel, kemi 800 veta në hotel’.

Qytetari: ‘Ne nuk jena për hotel, se nëse ikim sot nuk gjejmë nesër kurrgja, ne një çadër duam’.

Kryebashkiakja: ‘Duhet rakorduar edhe çadrat o vëlla’

Qytetari 2: Kanë ardhur që të shohin shtëpinë, dhe nuk kanë hyrë brenda, unë në 93shin që u përmbytëm, si socialist skam marrë asnjë ndihmë, unë jam socialist apo demokrat

Cara: Zoti nuk na ka ndarë në socialist dhe demokrat, nuk na e ka kursyer tërmetin

Debati mes qytetarit dhe Lleshajt

Qytetari-Lleshajt: Keni ardhur shumë, shumë vonë, ajo (Kryetarja e Bashkisë) nuk ka faj, se nuk vjen nëse nuk i thoni ju

Lleshaj: Kush je ti

Qytetari: Unë jam një banor i fshatit

Lleshaj: Si e ke emrin

Qytetari: Unë jam Ilir Ruka

Lleshaj: I nderuar, do vij ta shoh shtëpinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco