Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ Basha nga Borizana: Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë! Koha nuk pret

FOTO/ Basha nga Borizana: Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë! Koha nuk pret

13:46, 04/12/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vijuar takimet me banorët e prekur nga tërmeti.

Nga Borizana pak kilometra larg Thumanës, Basha pa nga afër gjendjen duke theksuar faktin se në këtë zonë asnjë inxhinier dhe asnjë ekspert nuk ka shkruar për të parë situatën e rëndë.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

Ata qe kane mbetur jashtë vëmendjes janë shume.

Ne Borizanë pak kilometra larg Thumanës banoret qe u janë dëmtuar shtëpitë kane fjetur prej 1 jave nen streha plastmasi.

Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e banesave nga eksperte dhe inxhiniere por deri me sot askush nuk ka ardhur.

Me thane se po detyrohen te marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet tu vije ne ndihme dhe nuk kane ku te shkojnë.

Falënderoj kontribuuesit dhe donatoret qe janë te vetmit qe kane shpërndare ndihma ne këtë zone, dhe bej thirrje për shtimin me urgjence te grupeve te vlerësimit ne terren me qellim përmbylljen sa me pare te vlerësimit profesional te gjendjes se banesave.

Koha nuk pret!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco