Ambasada e SHBA: Inxhinierët mbyllin vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës

Ambasada e SHBA: Inxhinierët mbyllin vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës

13:31, 04/12/2019
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-së ka bërë me dije se ekipi i inxhinierëve të ardhur nga Amerika për të ndihmuar Shqipërinë kanë përfunduar ditën e martë vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan se gjithashtu e partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar, ka shpërndarë ndihma për 70 familje të prekura nga fatkeqësia natyrore.

“Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit. Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës. #ShbaQendronKrahShqiperise”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco