Pallati i dëmtuar në Lezhë/ Pjerini i vë shiritin, Lleshi ia heq! Pse reagoi me arrogancë dhe histeri ministri ndaj inxhinierit?

Pallati i dëmtuar në Lezhë/ Pjerini i vë shiritin, Lleshi ia heq! Pse reagoi me arrogancë dhe histeri ministri ndaj inxhinierit?

23:15, 03/12/2019

Pasditen e sotme në Lezhë, ministri Lleshaj ka pasur një konflikt verbal me inxhinierin e bashkisë, pasi ky i fundit po i shpjegonte se pallati i dëmtuar, ishte i pabanueshëm, pas dëmtimeve në strukturë.

Ministrit nuk i pëlqeu fare mendimi i inxhinierit dhe me një arrogancë të paprecedent, e ka akuzuar për përhapje paniku, ekspertin e vetëm që po mundohej të sqaronte rrezikun që i kanosej qytetarëve.

Për shumë persona, nuk po kuptohej qëllimi i vërtet i tensionimit të ministrit, i cili po i bërtiste inxhinierit në histeri e sipër, duke e akuzuar për përhapje paniku.

Nëpërmjet një denocimi të bërë publik në Facebook-un e ish-kryeministrit Berisha, ministri Lleshaj akuzohet se është nga i njëjti qytet me pronarin e pallatit.

Postimi i plotë:

Denoncohet gjeneral hashashi per qendrim korruptiv!

Qytetari dixhital denoncon gjeneral hashashin per qendrimin e tij korruptiv ne rastin e arrogances se tij ndaj inxhinierit ne Lezhe.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb

Pershendetje duke marr shkas i perplasjen e minstrit ne lezhe per pallatin qe po flitet qe banoret mos te dalin une jam nje nga banoret,problemi esht se 4 arkitrat te ndertes jan te demtuara kto fjal jan te thena nga inxhiniera linda canaj dhe shefi urbanistikes me mbiemer leka i bashkis Lezhe bashke me kryetarin aktual te bashkis te cilet kontrolluan cdo shtepi dhe kur ne fund mblodhen gjith pallatin e than qe eshte i pa jetueshem deri ne nje kontroll te dyt me te specializuar nga inxhinier te huaj me aparatura,dhe krytari tha nga ky moment ju duhet te dilni jasht dhe do i vehet shiriti,tani mbasdite erdhi ministri brendshem duke then qe pallati nuk ka asgje pa e kontrollu fara se qa ka,jan dy gjera shum te dyshimta o problemi eshte leonard reci pronari pallati qe jan dhe te njoher me sander lleshi nga qe jan nga i njejti qytet plus qe mbas thashetheme te fundit ne rrjetet social eshte dhe krushk me edi ramen plus jan dhe biznesi posht big marketi te cilet kan refuzuar te dilnin duke qen se kan piken me te madhe ne lezhe ne kete pallat dhe meme shum fitim.po ju bashkangjis dhe fotot kjo tregon per demtimet e pallati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco