Rama në krizë, sulmon Bashën dhe opozitën

Rama në krizë, sulmon Bashën dhe opozitën

22:15, 03/12/2019

Edhe pse në Londër, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të NATO-s, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të sulmojë sërish opozitën dhe liderin e saj, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë akuzon kreun e PD-së se po gjen raste familjesh për t'i përdorur për politikë.

"I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll", shkruan Rama në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t04/12/2019 01:07

Atij lulit ti thush flm se te ishte nje tjeter do kishe ikur nga ky vend ashtu si iku enveri

Shto koment

Denonco