Basha takim me aleatët: Paratë e PPP-ve të shkojnë për familjet e dëmtuara

Basha takim me aleatët: Paratë e PPP-ve të shkojnë për familjet e dëmtuara

21:53, 03/12/2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe aleatët e koalicionit opozitar u takuan në mbrëmje për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit dhe pasojave të krijuara nga mosmarrja e masave të duhura nga qeveria.

Burime nga takimi bëjnë të ditur se aleatët e koalicionit opozitar i emergjencës rikonfirmuan mbështetjen për planin e opozitës të paraqitur nga zoti Basha, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

 1. Shtim në terren të numrit të inxhinjerëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.

2. Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.

3. Anullim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve.

Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.

Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare  në ndihmë të banorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco