500 persona të strehuar në Prizren/ Policia kosovare dorëzon listën, policia shqiptare nuk e verifikon dot

500 persona të strehuar në Prizren/ Policia kosovare dorëzon listën, policia shqiptare nuk e verifikon dot

21:44, 03/12/2019

Në ish kampin ushtarak të KFORI-t në Prizren, janë të vendosur rreth 500 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri, por policia nuk ka listë të verifikuar.

Sipas rregullit,askush tjetër përveç të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar, nuk mundet të hyjë nga këto dyer.

Nga situata e krijuar, po vërehen disa pakënaqësi, pasi një i ri që është një nga të strehuarit në kampin ushtarak në Prizren, kishte një problem pasi kishte dalë me leje.

Ai kishte dalë vetëm gjysmë ore më parë, por nuk po lejohet të hyjë brenda tek familja e tij edhe pse jashtë po mban një mot i ftohtë.

Në një farë forme, kjo situatë tregon edhe mënyrën e pranimit në këtë kamp dhe lë të kuptohet se personat e ardhur nga Shqipëria nuk janë verifikuar ende.

Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prizreni, njëherë koordinator i ekipit ndër – institucional për Kampin Gjerman, Faruk Dakaj ka treguar se si shkon me lejen e largimit nga ky kamp dhe rikthimin aty.

Por, i njëjti mohon se në këtë kamp kanë probleme me veshmbathje ose diçka tjetër.

E lista e të strehuarve këtu nuk është verifikuar ende nga Policia e Kosovës.

“Në ditën e parë edhe kur janë sistemu, një ekip i Policisë së Shqipërisë janë pajis me listën që e kemi këtu, kemi pritë një verifikim për listën por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”.

Ish – baza e KFORI-t në Prizren, nuk pati kapacitete për të strehuar më shumë persona, 120 të tjerëve ju bë një zgjidhje në një nga shkollat në Prizren.

Dhjetëra familje, janë strehuar në sallën e sporteve në Gjimnazin ‘Gjon Buzuku’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco