VIDEO/ Këlliçi: Sandër Lleshaj jep dorëheqjen. Prokuroria ta hetojë për shpërdorim detyre

VIDEO/ Këlliçi: Sandër Lleshaj jep dorëheqjen. Prokuroria ta hetojë për shpërdorim detyre

20:27, 03/12/2019
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të japë dorëheqjen pas kërcënimit që i bëri një titullari të administratës publike pasi ky i fundit kërkoi që banorët të mos futeshin në pallat pasi rrezikonte të shembej.

‘Sandër Lleshaj minimalisht sot jep dorëheqjen mor vemje politike, që i ushtron presion një titullari të administratës publike. Kjo është në fakt fytyra jote e vërtetë, fytyra jote dhe e modelit drejtues që ti përfaqëson, që helmoi me mijra qytetarë, fëmijë e të moshuar, me gaz helmues në protesta. Drejtori i Urbanistikës i thotë Ministrit se janë dëmtuar kollonat e pallatit, ndërkohe Sander Lleshi i thotë është thyer një xham!!! Sot Ministri i Brendshëm duhet të ndiqet penalisht për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco