Tërmeti/ Kosova në këmbë për 30 minuta, Haradinaj: Rama nuk më hapi telefonin

Tërmeti/ Kosova në këmbë për 30 minuta, Haradinaj: Rama nuk më hapi telefonin

19:44, 03/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Abc New, ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit.

Ai tregon komunikimin me presidentin Ilir Meta dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai smban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.

Pjesë nga intervista për Abc News:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ridhjeresi03/12/2019 20:24

Me mire qe s'ta ka japur, se do kishte marre virus telefoni yt Ramush!

N03/12/2019 20:07

Pse i ke telefonuar palacos

Shto koment

Denonco