‘Shit gruan, dashnoren, ça të duash, eja rregullo pallatin/ Ja si artistja i kthehet biznesmenit ish-deputet të PS

‘Shit gruan, dashnoren, ça të duash, eja rregullo pallatin/ Ja si artistja i kthehet biznesmenit ish-deputet të PS

19:42, 03/12/2019
A+ Aa A-

Ndërtuesi Hazir Gashi ish-deputet i Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk ka mundësi të rregullojë pallatet që ka ndërtuar pasi kompania e tij ka falimentuar.

Artistja Keti Bashhysa ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të ish-deputetit socialist, disa prej pallateve të të cilit janë shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pallate që janë vlerësuar si të pabanueshëm ndërsa qindra banorë kanë mbetur pa strehë.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, i shkruan e indinjuar Bashhysa ish-deputetit socialist.

Reagimi i plotë:

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Ama, ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica“-shkruan Bashhysa.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dona06/12/2019 09:07

Prokurori i ri ,a do ta filloje punen me ndeshkimin e grykesise per prona dhe para qe solli kete katastrofe

Koli 03/12/2019 20:10

E po kur su ngop ky Hazir Gashi qe ato apartamentet perballe hotelve te plazhit si florida i ka rregjistru per 70 m2 dhe ne fakt i ka shitur per 100 m2 vetem.per te mshef siperfaqet , e per te mshef taksat , se per cilesine nuk flas dot .Kjo eshte lehtesisht e verifikueshme, mjafton te kerkohet dok i prones se apartamenteve ne hipoteke dhe te maten siperfaqet ne vend, se njerzit kane pagu per 100 m ndersa me letra kane 70 m2 , madje rregjistrimet mbane firmen e ish kryeregjistruesit Vangjush Dako.

Shto koment

Denonco