Policët tentojnë t'i arrestojnë, zbythen nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Policët tentojnë t'i arrestojnë, zbythen nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

21:49, 02/12/2019

Pas kallëzimit penal që SHÇBA bëri ndaj dy aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, policia tentoi para pak minutash arrestimin e tyre.

Burime nga AMT, thanë për Syri.net se, policia ndaloi fillimisht Adriana Kalanë, një prej aktivisteve më të njohura të kauzës për Teatrin, me akuzën se ishte personi që kishte filmuar skenën kur ndihmat për tërmetin zbarkonin në ambjentet e ministrisë së brendshme.

Por ndërhyrja në kohë e aktivistëve të tjerë bënë të mundur lirimin e saj.

Në një intervistë për Syri TV, Robert Budina u shpreh se, policia është kundër popullit.

Sipas tij, "nëse reagon në kohë, këta zmbrapsen".

"Kur policia reagon në këtë mënyrë, jemi në diktaturë. Kur vijnë të arrestojnë pa dokumente, këtu nuk ka më demokraci", u shpreh regjisori Budina.

Njoftimi i Ministrisë së brendshme, pak para “aksionit” tek Teatri:

SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik".

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit", shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik".

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut. Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90.

Në një reagim të mëparshëm të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thuhet:

"Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.
Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Londra02/12/2019 22:01

Rrembeuni hune kudo qe ti shikoni se jane bere me legana dhe me zi se Sancua i tyre! Respekt!

Shto koment

Denonco