Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

21:29, 02/12/2019
A+ Aa A-

Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK) ka kërkuar azil politik në Zvicër për shkak të pasigurisë për jetën e tij dhe të familjes së tij në Shqipëri.

Burimeve të besueshme konfidenciale thanë për Gazeta “Minerva” se Tufa ka kërkuar zyrtarisht strehim politik ne shtetin e Zvicrës dhe aktualisht ndodhet familjarisht i strehuar në një nga qendrat për azilantë politikë te këtij shteti.

Nga Zvicra, ai ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i ISKPK, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Prej disa kohësh, Tufa dhe instituti që ai drejton ishin vënë nën shënjestrën e goditjeve dhe sulmeve të mazhorancës. Ai u kërcënua dhe u fye publikisht në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetit i qeverisë Spartak Braho, ish-hetues e gjykatës i diktaturës komuniste.

Politikanë e zyrtarë të lartë të shtetit kanë ngritur një sërë padish ndaj tij në prokurorinë dhe gjykatat e kontrolluara nga qeveria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi03/12/2019 08:52

Sa mire bere z. Tufa qe u largove. Neokomunistet kane rimarre pushtetin baballareve kriminel te tyre. Ata sot jane me te forte se ish kriminelet e enverit. Zoti ju dhente shendet.

Askushi02/12/2019 22:21

Ke bere shume mire z.Tufa. Kriminelet nuk permbahen. Kriminelet drejtone shtetin neokomunist. Zoti te dhente shendet ty dhe familjes tuaj.

Kvnut02/12/2019 21:45

Vazhdon bashkimi evropian thote po ecim para.

Shto koment

Denonco