Basha: Censura ndaj medias dhe kërcënimi i gazetarëve, kriminale!

Basha: Censura ndaj medias dhe kërcënimi i gazetarëve, kriminale!

21:07, 02/12/2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagon pas mbylljes se disa portaleve dhe kërcënimit të vazhdueshëm të qeverisë ndaj gazetarëve. 

Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se, të shfrytëzosh fatkeqësinë e tërmetit për të mbyllur portale apo faqe facebooku e të kërcënosh gazetarët, është kriminale.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.”, shkruan Basha në reagimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvi 02/12/2019 22:50

Po te kishte qene rama ne opozote tani do e kishte masakruar PD

Many 02/12/2019 22:13

Deri kur Basha do vazhdoje vetem me konstatime dhe deklarata pa asnje rezultat?!

Elvi 02/12/2019 21:45

Shyqyr qe foli se thash se i kishte ikur zeri.pffff

Shto koment

Denonco