'Qeveria të anulojë 150 mln $ për oligarkët'/ Basha publikon propozimin me 3 pika

'Qeveria të anulojë 150 mln $ për oligarkët'/ Basha publikon propozimin me 3 pika

19:06, 02/12/2019

Kryetari i Partisë Demokratike publikon 3 pika të cilat, sipas tij, do të shërbejnë për daljen nga situata e emergjencës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pasojat shkatërrimtare që ai la pas.

Ai i kërkon qeverisë të anulojë 150 milionë euro PPP, të cilat qeveria do tu japë oligarkëve.

“Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm 150 milionë dollarë, të planifikuar për t'ju dhënë oligarkëve!”, shkruan Basha në Facebook.

Sipas tij, këto fonde tju akordohen familjeve të prekura nga tërmeti.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë.

I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për axhendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!

Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco