Gazeta gjermane: Liria e medias në rrezik, Rama po çimenton pushtetin

Gazeta gjermane: Liria e medias në rrezik, Rama po çimenton pushtetin

18:34, 02/12/2019

Një nga gazetat më të njohura në Gjermani, Tageszeitung shkruan se kryeministri Edi Rama ka propozuar dy nisma ligjore për të kontrolluar më shumë mediat online.

Sipas TAZ, në të ardhmen, Autoriteti i Mediave- AMA do të ketë fuqinë të heqë përmbajtje të caktuara nga faqet e internetit si dhe t’i detyrojë ata të publikojnë përgënjeshtrime. Nëse nuk e bëjnë këtë, mediat mund të gjobiten deri në 830 mijë euro. Jo vetëm kaq, por AMA mund të instalojë në këto faqe njoftime pop-ups. Në këtë mënyrë, lexuesit do të lexojnë materiale qeveritare përpara se të futen në faqe.

Gazeta thekson se mediat dhe OJF-të druhen se kjo do të sjellë mbikëqyrje qeveritare, e cila do kërcënojë lirinë e mendimit në internet.

Media gjermane shkruan se në Shqipëri, gazetarët që raportojnë për korrupsionin e politikanëve rrezikojnë të kërcënohen. Partitë politike kanë një ndikim të fortë mbi redaksitë e ndryshme.

“Këto praktika janë relike nga diktatura komuniste. Nën Enver Hoxhën, diktator nga viti 1944 deri në vitin 1985, shteti monitoronte të gjithë mediat deri në vitin 1990”.

“Kryeministri Edi Rama- që shpesh në Gjermani perceptohet si artist dhe kryebashkiaku i majtë i Tiranës- i pëlqen të informojë vetë publikun. Në facebook ai transmeton përmes atij që e ka vetëquajtur ERTV, duke vlerësuar arritjet e qeverisë një herë në javë. Ai i fyen rregullisht gazetarët kritikë si ‘sharlatanë’, ‘kazan plehrash’ apo ‘armiq të shtetit’.

Me këto nisma aktuale, Rama po vazhdon të punojë për të zgjeruar fuqinë e tij politike. Fakti që opozita po e bojkoton parlamentin prej muajsh e ka çimentuar këtë pozicion unik.

Shqipëria është në një pikë kyçe pas vendimit të BE në tetor për të mos nisur negociatat e pranimit. “Fakti që BE e ka mbyllur procesin e pranimit për momentin, sigurisht nuk ndihmon në këtë situatë,” thotë zëdhënësi i Të Gjelbërve për Europën Lindore, Manuel Sarrazin. Me një perspektivë reale të pranimit, BE do të kishte mundësinë t’i bënte presion Ramës. BE ka kritikuar projektligjet, por qeveria shqiptare nuk i ka dëgjuar”, shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi02/12/2019 18:50

Lirija e medias ne Shqiperi, nuk eshte ne rrezik. Lirija e medias tashme nuk egziston me. Jo vetem lirija e medias, por dhe lirija e fjales. Gangesteri Rama sote eshte Stalini i koheve moderne..skeni pare gje akoma.

Shto koment

Denonco