Rriten mospajtimet mes kreut të VV-së dhe LDK-së, s’ka marrëveshje për koalicion

Rriten mospajtimet mes kreut të VV-së dhe LDK-së, s’ka marrëveshje për koalicion

17:21, 02/12/2019
A+ Aa A-

Takimi i shumë pritur mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përfunduar pa marrëveshje.

Pas përfundimit të takimit, Albin Kurti ka thënë se negociatat kanë avancim, por nuk ka marrëveshje.

“Kur të kemi marrëveshjen do flasim gjerë e gjatë. Ne negociatat tona avancim ka, por nuk ka marrëveshje. Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do ta shpalosim gjerë e gjatë. Këtu përfundon takimi, unë do të jem në kontakt me Mustafën”, ka thënë ai pas takimit.

Në prononcimin për mediat,  kreu i LDK-së Mustafa, ka thënë se sot nuk është arritur marrëveshja për koalicion.

“Patëm një bisedë përmbajtjesore. Ne kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit. Kemi edhe çështjet tjera që janë biseduar sot. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të punojmë përpara. Dallimet tona do t’i tregojmë kur të përfundojnë bisedimet”, ka thënë Mustafa.

Sipas raportimeve, LDK ka rritur kërkesat e saj lidhur me koalicion dhe është pikërisht ndarja e ministrive pika që ka bllokuar marrëveshjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco