Basha në Bubq: Ja çfarë duhet bërë urgjentisht për rindërtimin e banesave

Basha në Bubq: Ja çfarë duhet bërë urgjentisht për rindërtimin e banesave

16:13, 02/12/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në fshatin Bubq të Krujës ku pa nga pranë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen banorët pas tërmetit të 26 nëntorit.

Basha tha ndër të tjera se ‘Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave.

‘Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre.

Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave.

Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është plani që ne propozojmë:

1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.

3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t'ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.

Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet.-tha Basha.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco