Basha për ftesën e Ramës: Nuk është koha për foto

Basha për ftesën e Ramës: Nuk është koha për foto

13:53, 02/12/2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga Durrësi, nga zona e goditur nga tërmeti, se mbështet çdo përpjekje për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të qeverisë dhe të kujtdoqoftë.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar në këtë periudhë, Basha e bëri të qartë se tani nuk është koha për foto dhe shfaqje.

“Mbështesim çdo përpjekje për të ardhur në ndihmë të këtyre njerëzve, - nënvizoi Basha nga Durrësi. -  Të qeverisë dhe kujtdo tjetër!  Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar. Nuk është koha tani për foto dhe shfaqje, por për veprime të mirëkoordinuara dhe urgjente. E përsëris, PD, opozita e bashkuar mbështet çdo përpjekje të qeverisë dhe kujtdo tjetër për të ndihmuar njerëzit. Nuk është koha tani për foto, për shfaqje.“

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini02/12/2019 15:36

Po e bere ate gafe o Luli, laji duart pergjithnje nga politika. Njerezit ende nuk ta kane falur tradhetine e 17 majit.

Loran shehu02/12/2019 14:03

Shum mir e ka then

Shto koment

Denonco