VIDEO/ Denoncimi, Aleanca për Teatrin: Ndihmat për të dëmtuarit e termetit shkojnë në MB

VIDEO/ Denoncimi, Aleanca për Teatrin: Ndihmat për të dëmtuarit e termetit shkojnë në MB

11:42, 02/12/2019

Alenaca për mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar një rast sipas tyre të mundshëm të abuzimit me ndihmat që janë mbledhur për të dëmtuarit nga termeti.

Një makinë është filmuar nga aktivistët e lëvizjes në oborrin e këtij institucioni duke shkarkuar ndihma me qese dhe batanije.

Ja postimi i Aleancës shoqëruar me videot përkatëse

Postimi i parë:

Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe.

Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Postimi i dytë:

Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.
Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco