Denoncimi pas tërmetit/ 'Afera e e madhe korruptive e Veliut me qentë'

Denoncimi pas tërmetit/ 'Afera e e madhe korruptive e Veliut me qentë'

11:19, 02/12/2019
A+ Aa A-

Mungesa e qenve të Policisë, të trajnuar për raste emergjencash, si kjo e fundit që goditi vendin, në një kohë kur Shqipëria financon me mbi 1 milionë euro shkollën e posaçme për stërvitjen e tyre, duket se fsheh një aferë të madhe korruptive të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Jo shumë kohë më parë, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, në të gjitha mediat u shfaq me bujë lajmi dhe fotot, se Tahiri po merrte pjesë në diplomimin e qenve të Policisë. Fotot e mëposhtme e dëshmojnë këtë.

    Por, jo më larg se sot, një oficer ka denoncuar faktin se Policia e Shtetit ka porositur tek një individ në Itali, 12 qen, prej të cilëve ka marrë në dorëzim 5 të parët dhe jo në gjendje për të kryer misionin që kanë.

    Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e oficerit, që ka kërkuar të mbetet anonim duke i drejtuar gishtin e akuzës, Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë me këtë shënim:

    "Superskandal që kushtoi shumë jetë njerëzish! Afera e e madhe korruptive e Geron Veliut me qentë, iu kushtoi jetën dhjetëra qytetarëve nën rrënoja! Ja sepse forcat tona të kërkim - shpëtimit nuk kishin përveç duarve, asgjë tjetër! Lexoni denoncimin tronditës të oficerit dixhital. Ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë paguajnë 1,1 milionë euro për përgatitjen e qenve në shkollën e tyre, Ard Veliu për të mbushur xhepat firmos kontratë për t’i blerë në Itali. Nga 4 qentë e ardhur nga miku i tij italian, del se asnjeri nuk ka nuhatjen e duhur molekulare.”

     

    Përshëndetje z.Berisha, jam punonjës i Policisë së Shtetit. 

    E di që nuk është momenti, por një skandal shumë i madh ka ndodhur në këto kohë nga Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, që ka lidhje me tërmetin e këtyre ditëve. 

    Shteti paguan deri në 1 milion euro për shkollën e trajnimit të qenve, kurse zotëria në fjalë ka lidhur një kontratë me një zotëri nga krahina e Firences që quhet Stefano Noferi, që merret me kultivimin e zaferanos në Shqipëri, për blerjen e 12 qenve, nga të cilët më datë 23 nëntor kanë mbërritur 5 të parët. 

    Korrupsioni është shumë i thellë, se Drejtori i Policisë ka bërë këtë kontratë i ndihmuar nga sekseri Arturo Verzenolli, drejtuesi i kompanisë së sigurisë private “Abguardia” dhe javën e parë të nëntorit, Veliu ka qenë në shtëpinë e z.Stefano në Firence së bashku me 2 persona të tjerë, ku ka marrë pagesën e ryshfetit në lidhje me këtë kontratë korruptive. 

    Pra, ku është paguar me përqindjen që i takonte në bazë të marrëveshjes që kishin rënë dakort në mes tyre. 

    Qershia mbi tortë është që asnjë nga këta qen nuk është i trajnuar për emergjenca si kjo e tërmetit të këtyre ditëve. 

    Trajnimi është i njëjtë, siç është ai që bëhet në shkollën tonë të specializuar për këte punë. Por sipas meje, këtu janë lëvruar fonde vetëm për përvetësim personal. Anonim ju lutem. Klm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco