Meta, ambasadorëve: Zgjidhni, Kushtetutën e Shqipërisë apo Dvoranin e Partisë!

Meta, ambasadorëve: Zgjidhni, Kushtetutën e Shqipërisë apo Dvoranin e Partisë!

18:16, 23/11/2019
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, në një shënim të fundit në facebook, u ka kujtuar edhe njëherë përfaqësive diplomatike se ‘Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qësharak, as nuk i ndalon këta të fundit të shkojnë në Venecia dhe të pyesin kush është më e rëndësishme Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

‘Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s'mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t'i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo23/11/2019 20:36

Te lumte komshi i dikurshem! Ju ke dhene hakun ketyre ambasadoreve qe e kujtojne Shqiperine se eshte akoma shesh i luftrave Ballkanike apo i periudhes se erret pas luftes se pare boterore. Sado probleme te kete Shqiperia qofte per arsye historike, ekonomike, kulturore, fetare ( gjithe keto halle ne fakt i kemi qe me pushtimin osman dhe konvertimin e shumices se popullit shqiptar ne myslimane, gje qe nuk cenoi bashkejetesen paqesore te te tre besimeve fetare, por demtoi rende unitetin e kombit), perseri nuk duhet dhe nuk munden me diplomatet e huaj qe shpesh ne vendin e tyre nuk kane asnje profil te shquar dhe asnje influence, te na trajtojne si Kolombi indigjenet e Amerikes! Diplomatet nuk duhet te shprehen aspak per ceshtje te politikes se brendshme dhe aq me teper per ceshtje kushtetuese te vendit ne te cilin jane akredituar. Kulmi eshte kur nuk ua kerkon askush keshillen ( me perjashtim te Rames qe dihet pse) dhe ata vetofrohen si “ shpetimtare” dhe “ paqtues” te situates, duke i hedhur benzine zjarrit qe tashme po perpin demokracine e brishte qe mire a keq mezi e ngritem ne keto 29 vjet.

Shto koment

Denonco