Basha me kryetaren e CDU: Sapo të na besohet qeverisja do vëmë në jetë planin gjerman

Basha me kryetaren e CDU: Sapo të na besohet qeverisja do vëmë në jetë planin gjerman

17:22, 23/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, lideri i opozitës Lulzim Basha është takuar edhe me kryetaren e CDU dhe ministren e mbrojtjes të Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Lajmin e jep vetë kryedemokrati Basha përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, "sapo PD-se ti besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune".

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherësh Ministre e Mbrojtes e Gjermanisë pata kënaqësinë të bashkëbisedoja mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që CDU i jep Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

E falenderova kryetaren e kristiandemokratëve gjermanë për ndihmën dhe përkrahjen e CDU me ekspertët e saj më të mirë për planin tonë ekonomik, zbatimi i të cilit do të ndihmojë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke hapur vende pune me paga dinjitoze në veçanti për të rinjtë.

Sapo PD-se ti besohet qeverisja e vendit, me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune.

Përparësia jonë është që të rinjtë shqiptarë të kenë të gjitha mundësitë dhe të zgjedhin të ndërtojnë te ardhmen në Shqipëri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t23/11/2019 18:40

    Prit gomar te mbije bar,mbahu te takimet e deklarimet se pushtetleshi ke per te marre

    Shto koment

    Denonco