Gaba për Syri Tv: Samiti i Forcave Popullore Europiane, fitore e madhe e Bashës ndaj Ramës

Gaba për Syri Tv: Samiti i Forcave Popullore Europiane, fitore e madhe e Bashës ndaj Ramës

16:26, 23/11/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri Tv, politologu Gentian Gaba, ka komplimetuar qëndrimin e Partive Popullore Europiane në Samitin e Zagrebit, të cilat mbështetën Partinë Demokratike dhe liderin e saj Basha në nismën e tyrë në këto 6 vite për të denoncuar keqqeverisjen Rama dhe për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje për krizën ku është mbërthyer.

‘Le të themi që sipas meje Samiti i Zagrebit i Partive Popullore Europiane ishte një nga fitoret më të mëdha të z. Basha, por edhe të punës së opozitës së bashkuar dhe opozitarizmit në Shqipëri. Kongresi i Forca Popullore Euproian përforcoi edhe më shumë mesazhin që ishte edhe është një mesazh ndaj popullit shqiptar, që tregon vullnetin për ta integruar Shqipërinë, ku midis të tjerave është ndëshkimi i krimit zgjedhor, i politikanëve të kapur duke blerë vota. Dhe kjo përfaqëson një suksesvtë PD-së, që në këtë moment përkthehet në kushtin për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. –tha Gaba

Politologu Gaba foli ndër të tjera edhe për luftën që po bëhet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar si edhe mbështetjen që kanë marrë nga Europa Nostra.

‘Mesazhin i Europa Nostra ishte një mesazh i qartë politik që iu dha kryeministrit Rama sepse ai është rrezikuesi i Teatrit. Duke i treguar Evropës rastin e Teatrit sepse Taetri është i rrezikuar seriozisht nga një person që i rri aty me çekan te koka. Europa Nostra beson te kjo godinë edhe si një godinë për vlerat e europiane.-tha Gaba.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco