Rama autorizon Vuçiçin që të flasë në emër të Shqipërisë në takimet me Macron

Rama autorizon Vuçiçin që të flasë në emër të Shqipërisë në takimet me Macron

16:21, 23/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut do të përfaqësohen prej tij në takimet që do zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ky konfirmim vjen  nga vetë kreu i shtetit në Beograd, i cili foli në një intervistë të gjatë për median gjermane “Der Spiegel”.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, është shprehur ai.

Image

Gjatë intervistës, Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Mini-shengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit.

Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.

Intervista e plotë e Vuçiç për "Der Spiegel":

https://www.spiegel.de/international/europe/interview-with-serbian-president-aleksandar-vucic-a-1297616.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco