Vuçiç: Albin Kurti zhurmon sikur do të bëhet lideri i Shqipërisë Madhe!

Vuçiç: Albin Kurti zhurmon sikur do të bëhet lideri i Shqipërisë Madhe!

15:11, 23/11/2019
A+ Aa A-

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, është pyetur për nismën e mini-Shengenit dhe Kosovën ndër të tjera. Pyetjes, a është Kosova, që i përket ende Serbisë sipas ligjit ndërkombëtar, pjesë e projektit të mini-Shengenit, Vuçiç iu përgjigj:

"Kosovarët nuk dinë çfarë duan. Albin Kurti, që i cili ka të ngjarë të jetë lideri i tyre i radhës, zhurmon sikur dëshiron të bëhet lideri i Shqipërisë të Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shikojmë në atë mënyrë. Ne do të mund të bënim goxha punë sëbashku."

Për pyetjen nëse e ka takuar Kurtin, i cili ka njoftuar për planin e tij, për të mbajtur një qëndërim më të ashpër ndaj Serbisë, Presidenti serb Vuçiç tha: "Ai dikur ka fyer vajzën time të mitur dhe i tha asaj që të gjente një shqiptarë për t’u martuar. Unë ia ktheva atij: “Sillu pak më mirë, o idiot”. Ajo që më ka habitur mua është” Pse Perëndimi hapi një kuti të Pandorës në 2008, duke njohur Kosovën?”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco