Analisti i njohur: Gjermania po shikon nga Basha tani

Analisti i njohur: Gjermania po shikon nga Basha tani

14:31, 23/11/2019
A+ Aa A-

Pas kongresit të PPE dhe pas ftesës për të marrë pjesë në kongresin e CDU në Gjermani, kryetari demokrat Lulzim Basha ka shënuar dy fitore të rëndësishme.

Ai arriti të kalojë me vota unanime në PPE një rezolutë me tekst të fortë kundër qeverisjes në Shqipëri.

Për analistin Agron Gjekmarkaj, tashmë Gjermania i ka kthyer sytë nga Basha.

“Lideri i opozitës Lulzim Basha ndahet veçmas në përshëndetjen e Mekalister, politikan i lartë i CDU dhe njëkohëshëm Merkel duartroket nxehtësisht pos të takuarit që i bëri bashkë me Ursulën e BE! Nuk ishte mësuar Basha me të tillë begenisje! Do jetë bërlykur gezimi! Me të drejtë! Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht!

Nuk është ashtu kot që Merkel ja ka hequr veshtrimin Edi Rames pas lojerave me Vuçiçin për kufijtë e Kosovës, për Tahirin dhe kanabizinin e vendit, për vjedhjen e votave ku vjedhësit nuk ndeshkohen, për manipulimin e Reformes në Drejtësi, për votimet moniste të 30 qershorit dhe percepitimin e krizes!! Artisti që vizaton flutura dhe gënjeshtra, që vesh atlete e tregon qyfyre në Berlin nuk huton askënd! Një bezdi ndaj tij vihet re! Gjermanet me gjasë e kanë kuptuar që Rama nuk është viktimë e opozites po opozita viktima e tij!

Merkel duket se shikimin e ëmbël po ia taks Lulzim Bashes!

Për të ndryshuar perceptimin në Shqiperi keqyrja e Merkel është si ai i Zeusit po meqënëse Zeusi është Zot antik e pak i harruar i duhet edhe një ndihme tjeter per te bërë mrekullinë! Kjo ndihmë është ndryshimi i PD, ekipi i ri që duhet të ngjallë se vdekurish besimin e vrarë vit pas viti nga politika globale e qesharake e vatanit tonë!

Një gjë duket nga larg, për gjermanet, Edi Rama është e shkuara!

A do jetë Basha për ta, e ardhmja varet prej ketij të fundit, nderkohe le t’i gezohet veshtrimit dhe të perpiqet që të mos dalë prej rrezes së tij! Se kur kthehen ne Tirane politikanet shqiptar i kap dalldia dhe Europa u duket e vogel! Uroj që Basha t’i shpëtojë kësaj magjepsjeje banale që nxisin batakçinjtë e atdheut për servilizëm e interesa banale!

Nuk i duhet euforia, por thelbi dhe qasja e europiane për të bërë ndryshimin! Rama u soll për 7 vjet si oriental e otoman me Europën! A mundet Basha të sillet si europian? Gjermanët këtë i kërkojnë ndaj po i japin një mundësi,” shkruan Gjekmarkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo23/11/2019 17:34

Gjekmarkaj edhe kur ben sikur ia njeh arritjet Bashes, nuk i shpeton dot tundimit te hakmerret ndaj tij me ironi dhe plot fluturime letrare ( qe ne fakt po behen bajate) qofte edhe kur i drejton kunder Rames. Ai duhet ta ndaje mendjen: ose do beje nje analize serioze dhe te jape nje opinion te qarte per nje situate politike, ose te behet pjese e spektakleve, si psh Portokalli apo Klanofornia per te pasqyruar ngjarjet me humor dhe sarkazem.Sic duket nuk ia fal dot mosperfshirjen e tij nga Basha ne listen e deputeteve per zgjedhjet e 2017- tes. Z. Gjekmarkaj fakti qe Basha arriti nje mbeshtetje te hapur nga PPE dhe CDU, tregon se ai i ka bindur perfundimisht se eshte i afte te mare fatet e vendit ne dore (Zoti e bekofte qe guxon te mare ne dore nje Shqiperi te shparrtalluar shume here me keq se sa ne 97- ten! ) dhe nuk kane nevoje gjermanet, por edhe ne per fejtonet e tua gjoja pershendetese, por qe jane edhe me helmuese se te Mero Bazes.

Githbo23/11/2019 15:31

Analistet e djathte kane 4 vjet qe shofin ndryshimin ne cdo pordhe qe bejne nderkombetaret

nine23/11/2019 14:55

Do Zoti e del ndonje person tjeter me i dobishem se Basha ne kete Shqiperi.Ky ka dhene fakte qe kur ka interesa te veta popullin demokrat e len ne balte.Rasti i çadres dhe mareveshja e majit ..Mori leket e pallatit te vjehrrit qe ju hodh ne ere ne Vlore.Edhe tani ne periudhen e protestave i dhane dy vila nga Papuli qe vetë e akuzonte.Jo nuk ka njeri besim te ai.

Shto koment

Denonco