Kush po i përfaqëson interesat e Shqipërisë jashtë vendit

Kush po i përfaqëson interesat e Shqipërisë jashtë vendit

14:04, 23/11/2019
A+ Aa A-

Të hënën, gazetarët do kenë mundësi që të shkojnë në një konferencë mbarëkombëtare, që do thyejë një rekord historik. Për herë të parë, që nga fjala e nisjes e deri në mbyllje, do flasë vetëm ministri i Jashtmë, Gent Cakaj. Nuk dihet nëse Cakaj do të vazhdojë me konferencën, por ajo ka lënë pa fjalë të madh e të vogël.

Kjo nuk është asgjë po të mendosh se kryeministri Edi Rama i ka lënë Cakajt të përfaqësojë interesat e Shqipërisë jashtë vendit.

Për ironi, një ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se Edi Rama e ka ngarkuar të flasë në emër të Shqipërisë nëpër Europë.

Në këto kushte, lind pyetja se kush po i mbron interesat e shqiptarëve në Europë?

Teksa kryeministri rishfaqet në Arabinë Saudite, kreu i opozitës Lulzim Basha ishte aktiv gjatë këtyre ditëve, fillimisht në Kongresin e Partisë Popullore Europiane, formacionit më të rëndësishëm politik në Europë.

Së fundmi ai është ftuar edhe në Kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU, që nuk është një kongres i zakonshëm po të shohësh intensitetin e zhvillimeve politike në Gjermani.

Basha ka marrë prej andej mbështetje për PD-në, por edhe për integrimin e Shqipërisë. Kushtet gjermane për nisjen e negociatave, të fituara pas lobimit të PD, janë varianti më i mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Këtë e ka pranuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili që prej thirrjeve në stadium, i ka kufizuar ndjeshëm daljet publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t23/11/2019 16:27

Basha mos te fluturoje me pras ne b.....,nuk e shikon ai apo ben sikur nuk shikon e degjon se çfare po flet eben rama ne koke te vet pa pyetur njeri dhe gjithçka per pushtet personal e ne dém te vendit.Çfare pret me shume,a ja mban ta çoje popullin ne kembe deri ne rrezimin e rames brenda ketij viti.Çfare pret ai se do ti mbushin mendjen rames nderkombetaret qe te pranoje zgjedhje te parakoheshme.pse po e le vetem Presidentin ne luften e tij per mbrojtjen e kushtetutes.

Shto koment

Denonco