Qeveria jep nga një pulë fshati shpërblim për pensionistët

Qeveria jep nga një pulë fshati shpërblim për pensionistët

17:32, 22/11/2019
A+ Aa A-

Qesharake, po e vërtetë! Vetëm 3 mijë lekë të rinj do të jetë shpërblimi i fundvitit i qeverisë për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar.

Vendimi është marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa nga ky shpërblim do të përfitojnë gjithsej 731 mijë persona, ku 635 mijë janë pensionistë.

Por një shpërblim i tillë, 3 mijë lekë, ndoshta nuk mjafton për të blerë as një pulë fshati.

Në një kohë kur çmimet janë rritur dhe jetesa është bërë më e kripur, shpërblimi i akorduar nga qeveria Rama është më shumë se qesharak.

Një vit më parë, shpërblimi për këto kategori ishte në masën e 5 mijë lekëve të rinj, por sipas qeverisë, ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit ka përcaktuar një nivel më të ulët të dhënies së këtij bonusi këtë fundvit.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë realizuar 103 milionë dollarë më pak se plani, por rënie në realizim kanë patur edhe shpenzimet publike.

Kërkesa për dhënien e shpërblimit u kërkua fillimisht nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërsa drafti me aktin normativ të ndryshimit të buxhetit pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave javën e parë të muajit dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/11/2019 19:01

Ky eshte bllofi i qeverise se deshtuar e cila ka mashtruar gjate gjithe kohes kur deklaron se Shqiperia ka rritje ekonomike!! Ku eshte rritja ekonomike? Kush e prek? Kush e ndjen? Kush e kupton? Kush po e shijon dhe kush po e gezon kete rritje prevec qeveritareve dhe oligarkeve te tyre te pangopur???? Si mund te besohet qe paska rritje ekonomike kur pjesa me e matshme, me kuptueshme,me e ndjeshme, me eprekshme dhe me e pritshme eshte paga, pensioni dhe ndihma ekonomike??!!!! Si mund te deklarohet rritje ekonomike kur nuk ka as rritje pagash, as rritje pensionesh, as te ndihmes ekonomike dhe pageses se papunesise por edhe shperblimi per fundvitin per kete kategori jo vetem qe nuk ishte sa nje vit me perpara por me i ulet!!! RILINDJA E MASHTRIMIT, SKAMJES DHE VARFERISE SE SHQIPTAREVE!

Tironci vjeter22/11/2019 18:24

Me vjen shume keq,per qeverine,dhe ja qaj hallin qe e ka zene me financat,prandaj si nje nga pensionistet,kete shperblim qe do me japin per vitin e ri,pra 3000 leket,do ja fal qeverirse,qe te mbylle sado pak,ndonje hall qe ajo ka,sidomos,me PPP.I bej thirrje,qe inisiativen time,ta ndjekin sa me shume pensioniste,qe i dhimbset qeverija.

Shto koment

Denonco