Rama braktis ekspozitën për takime në Shqipëri, shfaqet në Arabi

Rama braktis ekspozitën për takime në Shqipëri, shfaqet në Arabi

17:19, 22/11/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u zhduk për disa ditë pasi stadiumi e priti me thirrje: "Rama ik". Por teksa po e prisnin në Nevada të SHBA për një ekspozitë, ai e ka anuluar praninë e tij aty.

Sarah Clark e Muzeut të Artit në Nevada thotë se Rama e anuloi vizitën pasi kishte takime urgjente politike në Shqipëri.

Megjithatë Rama u shfaq në një takim me trashëgimtarin e kurorës në Arabinë Saudite, Muhammed bin Salman, raporton Syri.net.

"Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë", shkruan Rama në postimin e tij të fundit në Twitter. /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Tironci vjeter22/11/2019 18:28

    Piktura numur 4,tregon pulen,qe po i dhuron qeverija,pensionisteve-per festimin e vitit te ri.Sic duket,keto pula do na i sjelle Riadi?

    Arberi22/11/2019 18:06

    Po ky qe e mban veten kryeminister ne arabi shkon me kostum dhe ne bruksel shkon me brekushe do jete ngaterruar duhet te jete e kundra.

    Shto koment

    Denonco