Nuk ndalet Rama/ Autorizon Vuçiçin të flasë në emër të Ballkanit

Nuk ndalet Rama/ Autorizon Vuçiçin të flasë në emër të Ballkanit

16:16, 22/11/2019
A+ Aa A-

Skandalin që e ka bërë duke fyer Kosovën në takimin e Ohrit për shkak të mungesës së saj në iniciativën për jetësimin e mini-shengenit ballkanik, i cili i shkon për shtat më shumë Serbisë, Edi Rama e ka trashur edhe më shume.

Rama ka autorizuar Aleksandër Vuçiçin që të përfaqësojë interesat e shteteve ballkanike, mes tyre Shqipërinë e Kosovën para presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Këtë autorizim Rama ia ka dhënë Vuçiçit në Ohër para dy javësh bashkë me Zaevin në samitin, në të cilin nuk mori pjesë Kosova që solli edhe sulmin e ashpër të Edi Ramës ndaj lidershipit në Prishtinë se po vetëpërjashtohet në iniciativa të tilla.

Se Vuçiçi është autorizuar të shpjegojë për shengenin në Francë, ka treguar vetë presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhënë gazetës gjermane me ndikim Der Spiegel.

 ‘Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar’, ka thënë Vuçiçi.

Siç dihet Vuçiçi në takimet me Macronin në Paris vetëm 2 ditë pas takimit të Ohrit nuk ka gjetur shumë gadishmëri për mini-shengenin për faktin se Macron ka kërkuar që kjo iniciativë t’i përfshijë të gjithë, edhe Kosovën.

E autorizimi, që Rama i ka dhënë Vuçiçit për të folur në emër të Ballkanit në Francë, është bërë edhe përkundër faktit që atje Kosova e ka pasur përfaqësuesin e saj, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili në kryeqytetin francez ka realizuar edhe takime me shefin e shtetit serb me ndërmjetësim të Macronit.

Duke folur për minishengenin, Vuçiçi edhe një herë ka treguar se kjo nismë më së shumti i shkon për shtat Serbisë.

‘Minishengeni është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur rajonit në 30 vitet e fundit. Jo më luftë, jo më masakra, në vend të kësaj ai është një lloj Skandinavie për të varfrit. Me të ne do të bëhemi një far motori i rritjes ekonomike për të gjithë Evropën’, ka thënë ai.

E kur Der Spiegel e ka pyetur se a do të jetë Kosova pjesë e minishengenit, Vuçiçi ka bërë pak propagandë.

‘Kosovarët nuk e dinë se çfarë po duan. Albin Kurti, që me gjasë do të bëhet lideri i tyre i ri, tingëllon sikur do të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim kështu. Por ne megjithatë mund të bëjmë biznes të mirë bashkë’, ka thënë Vuçiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/11/2019 16:29

Pra ky qelbesire km po e ben fakt te kryer jugosllavine e re

Shto koment

Denonco