FOTO/ Ish-kreu i Policisë: Krimi e politika janë bërë bashkë, kjo është mafia

FOTO/ Ish-kreu i Policisë: Krimi e politika janë bërë bashkë, kjo është mafia

12:01, 22/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka lëshuar një deklaratë të fortë nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në promovimin e dy librave të tij.

Prençi deklaroi se në Shqipëri, ‘krimi ëështë i lidhur me politikën dhe funksionon se bashku’.

‘Përderisa krimi emëron në administratë dhe politika ndan tendera me krimin, kjo përbën mafie’, deklaroi Prençi.

Sipas tij, ‘në Shqipëri dhe ne Shkodër ka me dhjetëra grupe kriminale qe jane te lidhur ngushte me politiken dhe duhet nje reagim i te gjithëve për ta ndaluar këtë situatë’.

‘Nuk është një zgjidhje dhe një e mirë që i bëhet policisë dhe është e panevojshme. Policia vihet nën presionin e komisionerëve që nuk dihet as se nga vijnë’, është shprehur Ahmet Prençi në lidhje me vettingiun në polici.

Deklaratat e Prençit janë bërë gjatë promovimit të dy librave të tij në Shkodër, ‘Udhë në Pasqyrë’ dhe ‘Vice Versa’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz 22/11/2019 15:14

    Kur ka ra shteti ne dor te Tualeterve e Spirobrimave, doemos se ligjin do ta bojn banditet dhe halabaket, ata i bojn votat per qelbesirat e ridhjerjes, po ata pastaj kthehen ne zyra punsimi, sigurisht kundrejt tarifa te majme. Zyrat e adminisrates shteterore jane te mbushura me llumin e te emeruarve nga kellirat e ridhjerjes se Edver Taqi Zorraxhiut.

    Shto koment

    Denonco