Meta përpjekje serioze në mbrojtje të Kushtetutës/ Mustafaj:  Referendumi? Duhet shumë kujdes....

Meta përpjekje serioze në mbrojtje të Kushtetutës/ Mustafaj: Referendumi? Duhet shumë kujdes....

18:05, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj duke komentuar përplasjet e fundit politike për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese tha se Presidenti Ilir Meta po bën një përpjekje serioze në mbrojtje të Kushtetutës dhe për t’i dhënë pavarësi zyrës së Presidencës.

“Është e vështirë të vendoset një kufi deri ku është e drejta e Presidentit dhe ku e tejkalon. Faktikisht Presidenti Meta po bën një përpjekje serioze për t’i dhënë pavarësi zyrës së Presidentit dhe për të treguar rolin që duhet të ketë ai në mbrojtje të Kushtetutës. Tejkalimet janë shpesh shprehje nervozizmi. Mazhoranca ka vënë përballë Metës një njeri aspak serioz, Taulant Ballën, që nuk e ka doganën e gjuhës. Në këtë kuptim, shpeshherë Meta bie në kurthin e provokimeve të Ballës”, tha Mustafaj.

Presidenti ka folur sot për referendum ….

Mund të shpallë edhe Presidenti referendum. Jemi në një situatë, ku Presidenti është mjaft i izoluar. Jemi në një situatë ku ka një precedentë, ku KQZ nuk ka zbatuar dekretin e Presidentit. Mendoj se Presidenti Meta duhet të matet shumë për të hedhur një hap të tillë, se nëse ndodh si më 30 qershor, kur KQZ e shpërfilli dekretin, do të ishte një diskret i madh i Presidentit në jetën politike. Në demokraci akti më i lartë i shprehjes së popullit është referendumi.

Presidenti nuk po bën punën e opozitës dhe as nuk po e udhëheq opozitën. Ai është shprehur në mënyrë të përsëritur se ka qenë kundër dorëzimit të mandateve. Meta po bën ato që i konsideron të domosdoshme në mbrojtje të Kushtetutës.

Mbrojtja e Kushtetutës vjen edhe përmes zgjedhjeve të reja, një aspiratë e opozitës që e ka përshëndetur edhe Presidenti. Këtu te ne pjekuria politike është mjaft e amortizuar, që flet përmes rrjeteve sociale.

Cili është fati i Metës?

Shoh një verbëri të madhe ndaj mazhorancës dhe ata mund ta shkarkojnë, por në fakt kjo nuk bëhet pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Certifikimin e një shkarkimi të tillë do të duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese, kjo është e detyrueshme. Nëse këta e bëjnë, e çojnë deri te gjykata, që mund të ndërtohet me këto mënyrat si po përpiqen, duke çuar njerëzit e tyre këta të qeverisë.

Mund ta miratojë dhe Gjykata Kushtetuese shkarkimin, mënyra si kompozohet. Cilësia e njerëzve si po zgjidhen, kujtojmë këtu Vorpsin, që tregoi se u zgjodh në mënyrë të padenjë me betimin te noteri. E bëri karikaturë karrierën e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco