Jo vetëm në Facebook-un e Ramës! 'Kosova pjesë e Serbisë' edhe në tekstet shkollore

Jo vetëm në Facebook-un e Ramës! 'Kosova pjesë e Serbisë' edhe në tekstet shkollore

17:42, 21/11/2019
A+ Aa A-

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një foto, ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, sot publikohen të dhëna të tjera që tregojnë se Rilindja këtë pjesë e ka marrë shumë seriozisht.

Me shumë mundësi, harta e Kosovës e publikuar nga kreu i qeverisë të mos të jetë gafë, por një realitet i hidhur i politikës anti-kombëtare që kjo mazhorancë ka zgjedhur.

Një nxënës nga Ballshi e ka gjetur këtë hartë në tekstin e Qytetarisë, fakt të cilin e ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruan në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ e klasës së 8, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë".

"Nxënësi dixhital denoncon aktin e tradhëtisë kombëtare të Edvin Mafisë, të cilin Beogradi e ka shtamosur dhe në tekstet shkollore të Shqipërisë!", shkruan ish kryeministri Berisha.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/11/2019 18:25

Po si mund te ndodh ndryshe kur Shqiperine e drejton nje antishqiptar, nje kriminel, nje askara dhe nje kusar! Kur ministrat prej Kosove jane antikosovare, jane niper, mbesa, bij e bija spiunesh te Serbise ne Kosove. Kur keshilltari i Rames eshte nje spiun dhe sherbetor i Serbise!

Shto koment

Denonco