Marr sa roja i .../ Habit Lleshaj, i dërgon mesazh Ramës t’i rrisë rrogën për shërbimet

Marr sa roja i .../ Habit Lleshaj, i dërgon mesazh Ramës t’i rrisë rrogën për shërbimet

17:00, 21/11/2019
A+ Aa A-

Sandër Lleshaj nuk duket i kënaqur nga paga që merr si Ministër i Brendshëm.

Madje ai është ankuar ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ka habitur jo pak ndërsa ka deklaruar pagën e tij të vërtetë.

Ai tha përpara anëtarëve të komisionit se merr 900 euro rrogë sa roja i homologut të tij në Kosovë.

Lleshaj tha se këtë e ka mësuar në një takim me ministrat e Ballkanit që me sa duket veç çështjeve të rëndësishme për të cilat flasin, diskutojnë edhe problemet e rrogave

'Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë.

Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë.

Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë', tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu23/11/2019 08:22

Ah more fshatar ndyresire bashke me policet me ndyresira se cakallet.

Daj Jaku21/11/2019 22:47

Edhe rrogë marrkan ministrat?

Shqiptari21/11/2019 18:56

Por edhe kolegu im nga Kosova per te njejten pune merr 2.5 here me shume se une. Edhe mesuesi ne Kosove merr 2 here me shume se mesuesi ne Shqiperi, edhe infermjeri ne Kosove merr 2 here me shume se infermjeri ne Shqiperi, edhe pensionisti ne Kosove merr 2.5 here me shume se i njejti pensionist ne Shqiperi, dhe me radhe te gjithe te tjeret paguhen 2 here me teper se koleget e tyre ne Shqiperi. Por policet ne Kosove luftojne kriminelet ndersa policet e Leshiluftojne kunder popullit. Si do t'ia bejme ne te tjeret? Po ne kujt t'ia kerkojme rritjen e rroges? Po t'i dergojme edhe ne mesazh Rames, qe ti kerkojme rritje rroge, do te quhet kerkcenim jete dhe Lleshi do vije te na arrestoje. Kujt do t'i kerkoje rritje pensioni babai im pensionist? Lali Plehu me pensionin e mamit beri 2 dasma lluksoze. Oficere muti ka qene ajo bushter qe polli ate kelysh te ndyre!

Sotir21/11/2019 18:16

Pse ben sikur ke ngelur te rroga ? Po tek tenderat qe ben nuk i lyen duart fare ? Sa i ndershem je o faqebardhe. Lum droga qe te ka.p

Shto koment

Denonco